Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

4-vjeçari ia shpëton jetën nënës pasi e thërret ndihmën e shpejtë

Një 4-vjeçar australian ia ka shpëtuar jetën nënës së tij me thirrjen e emergjencës vetëm një ditë pasi e ëma ia mësoi si ta thërriste ndihmën e shpejtë.

Djali e thirri urgjencën duke i thënë: “Mami është rrëzuar”.

“Sa po merrnim adresën, ai ishte në dritare duke na bërë me dorë”, tha një nga mjekët e ndihmës së parë, Mark Small, raportoi BBC.

Small tha se ai bëri ndryshim të madh, pasi e ëma e djalit mund të ishte në rrezik për jetë.

Mjekët u kthyen disa ditë më pas në shtëpinë e gruas dhe i dhanë djali certifikatë mirënjohjeje.

Një infermiere tha se djali e dinte se kishte bër4ë diçka të mirë dhe e kuptonte rolin e tij.

Edhe Një 4-vjeçar telefonoi Policinë për shkak të një problemi matematikor Kuriozitet Një 4-vjeçar telefonoi Policinë për shkak të një problemi matematikor

“Gjyshja e tij erdhi dhe tha: Ku është superheroi? Dhe ai u përgjigj: Jo, nuk jam superhero. Jam thjesht hero”.

Nëna e djalit tha se e mësoi djalin një ditë më parë si ta thërriste ndihmën e shpejtë dhe se nuk priste që ai ta mbante mend për aq shkurt ta bënte telefonatën.