Idetë tona për ngjyrat e planetëve të Neptunit dhe Uranit kanë qenë gabim, ka zbuluar hulumtimi i astronomëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Imazhet nga një mision hapësinor në vitet 1980 treguan Neptunin në ngjyrë të kaltër të pastër dhe Uranin të gjelbër.
Por, studimi ka treguar se të dy planetët gjigantë janë në nuanca të ngjashme të të kaltrës në të gjelbër, shkroi BBC.
Astronomët për kohë të gjatë e kanë ditur se imazhet më moderne të planetëve nuk reflektojnë ngjyrën e tyre të vërtetë.

Gabimi fillestar mbi ngjyrën nisi sepse imazhet e të dy planetëve u kapën nga misioni i anijes kozmike të NASA-s “Voyager 2”, që regjistruan pamjet në tri ngjyra të veçanta. Imazhet u rikombinuan për të krijuar imazhe me ngjyra, të cilat jo gjithmonë ishin të balancuara mirë. Kontrasti u rrit për të nxjerrë në pah detajet në hapësirë. Në rastin e Neptunit, proceset e bënë atë më të kaltër se që ishte në të vërtetë.
Ndërsa, me pamjet e reja nga instrumentet më të sofistikuara, del në pah ngjyra e tyre e vërtetë.
-
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën
-
Teleskopi i NASA-s zbulon një hënë të re që sillet rreth Uranit
-
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një ngjyrë që s’është parë kurrë
-
Një eklips i plotë hënor është afër
-
Sytë kah qielli nga sonte – planetët në “paradë planetare”