Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nëna shpëton djalin e saj 5-vjeçar nga sulmi i një pume

Një grua në Kaliforni ka shpëtuar djalin e saj 5-vjeçar nga sulmi i një pume. Djali ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së tij në Calabasas, Santa Monica, në perëndim të Los Angelos, kur u sulmua nga një puma.

Puma tërhoqi zvarrë fëmijën por nëna vrapoi duke e goditur kafshën derisa më në fund shpëtoi të birin. Kafsha më pas u qëllua nga autoritetet. Djali pësoi lëndime në kokë por tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kapiteni Patrick Foy, një zëdhënës i departamentit të kafshëve të egra në Kaliforni, ka thënë për AP-në se djali kishte shpëtuar falë nënës së tij. Pasi mbërriti në vendngjarje, autoritetet gjetën pumën e strukur në një shkurre.

Sulmet nga pumat janë shumë të rrallë në Amerikën e Veriut.