Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Van të Turqisë, trashësia e dëborës në prill arrin në… shtatë metra?

Në Van, provincë në juglindje të Turqisë, gjatë muajit prill shtresa e dëborës ka arritur deri në shtatë metra.

Kështu ka njoftuar agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency, e cila thotë se pamja e dëborës së grumbulluar përreth rrugës në muajin prill ka tronditur madje edhe banorët lokalë, të cilët janë të mësuar me dëborën në kushte dimërore në këtë pjesë të Turqisë, por jo edhe tani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dëbora ka shkaktuar probleme të shumta në komunikacion.

Një qytetar, Aydin Tarakçi, thotë se rruga për në Van mbyllet çdo vit për shkak të dëborës.

Ai rikujtoi se dimri në këtë pjesë të Turqisë është i gjatë dhe i ashpër.

“Momentalisht, njerëzit lahen në Anatalia, ndërsa ne ende qarkullojmë me zinxhirë. Kemi hyrë në javën e fundit të muajit prill, ndërsa ende luftojmë me dëborën”, tha Tarakçi.