Uashington, 25 tetor – ”US Air Force” rigjendet në qendër të një tjetër skandali, që kur një parlamentar zbuloi se pilotët amerikane konsumonin kafenë e tyre gjatë fluturimit me filxhanë high-tech me çmim tepër të lartë, 1 200 dollarë copa.
Filxhanët në fjalë nuk janë të zakonshëm si filxhanët e kafesë prej porcelani, as filxhanët termus të parapëlqyer të amerikanëve, por janë enë të prodhuara nga një gërshetim special i bakrit me kromin, të pajisura me prizë për t’i vendosur direkt në sistemin elektrik të avionit për të ruajtur temperaturën e duhur të kafesë.
Sipas një zëdhënësi të bazës ajrore të Travis, në Kaliforni kostoja e një prej këtyre filxhanëve të kafesë është rritur nga 693 dollarë 2016 në 1 220 në vitin 2018, për një arsye të vetme, pjesa e bishtit të filxhanit në material plastik nuk është e zëvendësueshme.
”Për fat të keq, kur filxhani bie në tokë pjesa e bishtit thyhet gjë që çon në shpenzimin e mijëra dollarëve për të zëvendësuar filxhanët”, sqaroi një zëdhënës.
Një detaj që një parlamentari me shumë influencë, senatorit republikan, Chuck Grassley, i është dukur e vështirë për ta përtypur.
-
Sasia e kafes që mund të pini çdo ditë pa rrezikuar shëndetin
-
Edhe pesë filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun për sëmundje të mëlçisë
-
2-3 filxhanë kafe në ditë mund ta ulin rrezikun nga demenca, por jo nëse është pa kafeinë
-
Kur ushqimi të habitë - disa fakte interesante e të çuditshme
-
Kafeja mund t’ju mbrojë nga rrahjet e parregullta të zemrës