Një skelet balene që mendohet të jetë mes 3.000 e 5.000 vjet më parë dhe i ruajtur në mënyrë të përsosur është zbuluar në Tajlandë.
Skeleti i gjatë 12 metra mendohet të jetë ai i një balene të lojit Bryde. Ai u gjet në fillim të nëntorit rreth 12 km larg bregut në perëndim të Bangkokut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertët shpresojnë se gjetja mund të hedhë dritë në të kaluarën, veçanërisht për kërkime mbi nivelet e detit dhe biodiversitetin.
Kockat pjesërisht të fosilizuara janë “një zbulim i rrallë”, tha studiuesi i gjitarëve Marcus Chua i Universitetit Kombëtar të Singaporit për BBC-në.
“Ka pak nënfosile balenash në Azi”, tha ai dhe shumë pak janë “në gjendje kaq të mirë”, përcjell a2news.
Fotografitë e shpërndara nga ministri i Mjedisit të Tajlandës, Varawut Silpa-archa, tregojnë se kockat duken pothuajse tërësisht të paprekura.
