Jeta e një qeni endacak është shpëtuar sot në Preshevë, falë reagimit të shpejt të qytetarëve atje.
Ai është bllokuar në një pusetë në njërën prej rrugëve të qytetit të Preshevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Krenar Selimit, një kalimtar rasti në ato momente, tregon se gjithçka ndodhi për 10 minuta, raporton Koha.net.
Është dashur ndihma e një buldozeri për të hapur kapakun e pusetës, në të cilën i ishte bllokuar edhe koka këtij qeni.
Sipas Altin Boriqit, që ka postuar fotografitë në profilin e tij në Facebook, një nga rrugët kryesore të qytetit të Preshevës është duke u rekonstruar dhe besohet që aty ka mundur të ketë humbur rrugën deri sa ka dal në sipërfaqe.
Numri i qenve endacakë në Preshevë është mjaft i madh, ndërsa banorët atje shprehin shqetësimin se qentë sillen me kamionë nga komunat e jugut të Serbisë.
{gallery}