Në reliev muri rreth 3800 vjeçar, me gjarpër dhe kokë njeriu, është gjetur në Peru, raportojnë mediat peruane.
Relievi i gjatë rreth 2.8 metra dhe rreth një metër i lartë u gjet në vendin arkeologjik të Vichama, rreth 110 kilometra në veri të kryeqytetit Lima, transmeton KosovaPress.
Në të janë katër koka njerëzish midis të cilave ka edhe gjarpërinj. Arkeologia Tatjana Abad i tha El Comersio se, “gjarpërinjtë paraqesin adhurimin e perëndive dhe ujitin tokën në mënyrë që fara të rritet”.
Qyteti Vichama u ndërtua në mes viteve 1800 dhe 3500 Para Erës së Re, dhe në vendin arkeologjik u gjetën varre dhe shtëpi prej argjilës.

Artikuj të ngjashëm
-
Zbulohet mumia 800-vjeçare në Peru
-
Zbulohet në Peru murali 3,800 vjet i vjetër që paraqet rëndësinë e ujit
-
Gjenden dëshmi që njerëzit kanë banuar në Amazonë rreth 13 mijë vjet më parë
-
Gjurmët 90-mijëvjeçare të vjetra të njeriut zbulohen në Marok
-
Arkeologët pretendojnë se kanë zbuluar skulpturat më të vjetra parahistorike