Duhanpirja do të jetë e ndaluar brenda ambienteve të shtëpisë në San Francisko, SHBA. Por ka një përjashtim: pirja e hashashit do të lejohet.
Bordi i mbikëqyrësve të qytetit votoi të martën 10-1 në favor të ndalimit të pirjes së cigareve në apartamente, me përjashtim të kanabisit.
Rregulli i ri u miratua për të mbrojtur banorët e tjerë të shtëpisë nga pasojat e tymit të cigares. Por marijuana terapeutike do të lejohet. Shkelësit do të përballen me gjobë prej 1.000 dollarësh.
Pirja e duhanit është e paligjshme në hapësirat publike, por rregulli i ri futet brenda banesave private.
Vendimi pritet të shkojë javën e ardhshme në zyrën e kryetares së Bashkisë, London Breed, e nëse e firmos, hyn në fuqi 30 ditë më vonë. \ a2news
-
26 vjet më parë SHBA-ja ndaloi pirjen e duhanit në vendet e punës
-
Studimi: Duhanpirja mund t’ju bëjë më të vetmuar
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
FBK-ja ka “vërejtur” duhan e alkool në palestra, kërkon masa
-
Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në hapësirat jashtë institucioneve publike