Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në një qytet në Itali nga muaji i ardhshëm shtëpitë do të shiten për 1 euro

Pandemia Covid-19 mund të ketë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme botën siç e njohim ne, por duket se ka disa gjëra në të cilat ende mund të mbështetemi.

Dhe disa qytete në Itali të cilat janë duke shitur shtëpi të braktisura me çmime të volitshme për të ndalur shpopullimin, është njëra nga to.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qyteti piktoresk Salemi në Sicili është i fundit i cili po ofron prona për më pak se çmimi i një kafeje.

Gjatë muajit të ardhshëm, disa dhjetëra shtëpi të shkatërruara do të dalin në ankand me një çmim fillestar prej 1 €, ose pak më shumë se një dollar, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Kryetari i Salemit shpreson se kjo skemë do të sjellë frymë të re në qytet.

“Të gjitha ndërtesat i takojnë këshillit të qytetit i cili përshpejton shitjen dhe zvogëlon burokracinë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar “para se të lansojmë skemën fillimisht duhet t’i rindërtojmë pjesët e vjetra ku shtëpitë janë të vendosura, të rregullojmë infrastrukturën, e gjërat tjera”.

“Tani qyteti është gati për hapin e radhës”.