Një fshat në Itali, i cili thotë që është i lirë nga koronavirusi, po përpiqet të tërheqë banorë të rinj, duke shitur shtëpi për një dollar, por pronarët e ri duhet të premtojnë se do t’i renovojnë këto shtëpi.
Rajoni jugor i Kalabrisë i quajtur Cinquefrondi, e quan veten fshat të lirë nga koronavirusi, ngase atje nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërsa rajoni i Kalabrisë ka pasur numrin më të vogël të rasteve të raportuara me virus në tërë shtetin.
Kryetari i këtij fshati, Michele Conia, tha se i ashtuquajturi "Operacioni Bukuria" është i krijuar për të tërhequr banorë që kanë dëshirë të renovojnë shtëpi të braktisura të cilat janë në gjendje të rëndë dhe pothuajse të pariparueshme.
"Gjetja e pronarëve të ri për shumë shtëpi të braktisura që kemi janë pjesë kryesore e Operacionit Bukuria të cilin e kam nisur për të rregulluar pjesët e degraduara dhe të humbura të qytetit tonë", tha Conia për CNN. "Jam rritur në Gjermani ku prindërit e mi emigruan, e pastaj u ktheva, ta shpëtoj tokën time. Shumë njerëz kanë ikur nga ky vend me dekada të tëra, duke lënë shtëpitë e braktisura. Nuk mund të lejojmë disfatën e plotë të vendit tonë".
Programi ofron shtëpitë për vetëm 1 dollar, por blerësit duhet të paguajnë sigurim vjetor prej 280 dollarësh deri sa të mos kompletohen renovimet.
Pronarët e rinj të shtëpive mund të dënohen me 22,470 dollarë, nëse nuk e renovojnë shtëpinë brenda tre viteve.
-
Qyteza italiane “pa Covid” shet shtëpitë për 1 euro
-
Castropignano, fshati më i ri italian që shet shtëpi për 1 dollar
-
Në një qytet në Itali nga muaji i ardhshëm shtëpitë do të shiten për 1 euro
-
Fshati italian ua ndalon banorëve të sëmuren
-
Fshati italian që po e lufton projektin e shitjes së shtëpive për një euro