Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Luginën e Vdekjes në SHBA regjistrohet temperaturë rekorde, 54.4 gradë Celsius

Në Luginën e Vdekjes në SHBA mund të jetë regjistruar temperatura më e lartë e regjistruar në Tokë ndonjëherë – 54.4 gradë Celsius, shkruan BBC.

Kjo është duke u verifikuar nga Shërbimi Nacional Meteorologjik i SHBA-së. Kjo temperaturë e lartë vjen pas valëve të nxehtësisë në bregun perëndimor të SHBA-së, ku temperaturat pritet të rriten edhe më tej këtë javë.

Temperaturat e larta kanë ndikuar që dy ditë të ketë mungesë energjisë elektrike në Kaliforni, pas problemeve në centralin e energjisë të shtunën.

Regjistrimi i temperaturës të dielën është bërë në Furnace Creek në Luginën e Vdekjes. Më herët, temperatura më e lartë e besueshme e regjistruar në Tokë ishte 54 gradë Celsius, po ashtu e regjistruar në Luginën e Vdekjes në vitin 2013.

Në Luginën e Vdekjes thuhet se para një shekulli ishte regjistruar temperaturë 56.6 gradë Celsius, por kjo kontestohet. Nga ekspertët modern të motit besohet se ajo matje kishte qenë e gabuar.

Artikuj të ngjashëm