Qindra banakierë nga Amerika janë mbledhur në Havana për të krijuar koktejin gjigant të njohur si Cuba Libre, i cili përmban lëng limoni, rum, dhe pije të gazuar.
Kokteji prej një mijë litrash u përgatit me 20 arka me rum dhe 200 litra Coca-Cola.
Ngjarja për përgatitjen e pijes më të madhe shënon fillimin e garave në mes të banakierëve, për nder të njërës nga pijet më të famshme të botës. Banakierët nga Kuba, po ashtu edhe ata nga Amerika, Uruguai, Republika Dominikane, Peru dhe Nikaragua ndihmuan në këtë pije.
Përzierja u ofrua për vizitorët dhe pranishmit në këtë ngjarje. Ngjarja vazhdon të mbahet përgjatë gjithë javës në Kubë, dhe pjesëmarrës janë rreth 200 profesionistë, përcjell KP.
Kjo video do të shikohet nga Libri i Rekordeve Guinness për të konfirmuar nëse kanë thyer rekordin.
-
Kubanët presin me muaj për të marrë karburante pas embargos nga SHBA-ja
-
Turizmi në Kubë bie ndjeshëm, ndërsa tensionet me SHBA-në po rriten
-
Një grua thyen rekordin botëror për mbledhjen e suvenireve të Coca-Cola
-
Kokainë dhe banane: Pse Ekuadori mund t’i kërkojë SHBA-së ndihmë për t’i luftuar bandat
-
Republika Domenikane konfiskon gati 10 tonë kokainë të fshehura në banane