Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në Kinë zbulohet fosili 174 milionë vjeçar i dinozaurit

Në Kinë është zbuluar fosili 174 milionë vjeçar i dinozaurit, i cili i përket një lloji të ri të dinozaurëve.

Sipas një hulumtimi të publikuar në revistën Nature Communication, dinozauri i quajtur Lingwulong (dragua madhështor) ishte i gjatë 10-15 metra.

Mësohet se ky lloj i dinozaurëve, i cili peshon 70 tonë, ka një strukturë të vogël të kokës. Dinozaurët e tillë lëviznin në formë të grupeve të vogla.

Sipas hulumtimeve të mëparshme, familja Diplodocus, të cilës i përket edhe dinozauri i “draguas madhështore”, ka jetuar para 160 milionë vitesh. Por me këtë hulumtim të fundit u zbulua se familja në fjalë ka ekzistuar edhe para 160 milionë viteve.

Ky zbulim ka dhënë një dëshmi të re se mund të zbulohen fosile që i takojnë edhe viteve të mëparshme.