Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Në jug të Greqisë zbulohet varri gjigant i epokës së bronzit

Arkeologët kanë gjetur një varr gjigant, në madhësinë e një shtëpie, në jug të Greqisë.

Varri 3350 vjeçar pranë Orchomenos është në qendër e rëndësishme e epokës mikeneze dhe i përkiste një fisniku që ishte rreth moshës 40-45 vjeç kur vdiq, transmeton oranws. Ai u gjet i varrosur së bashku me sendet personale duke përfshirë enë prej qeramike në kallaj, stoli, hark etj.

Varri i shekullit XIV para Krishtit, ka dhënë disa nga koleksionet më të mira të mallrave të varrosura në këtë epokë. Zbulimi u bë në Prosilio, afër Orchomenos, si pjesë e një projekti pesëvjeçar bashkëpunimi midis Antikiteteve Viotia Ephorate, Shkollës Britanike në Athinë (BSA) dhe Universitetit të Kembrixhit.

Varri besohet të ketë lidhje me një kompeks pallatesh në Orchomenos që dominonte zonën në shekujt 14 dhe 13 pes.

{gallery}