"Dita e Pelikanit Kaçurrel" në Shqipëri, që po festohet në Parkun Kombëtar Divjakë, po realizohet për herë të tretë dhe tashmë është kthyer në një traditë festive të përvitshme. Qëllimi i aktivitetit është sensibilizimi i komunitetit për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave mjedisore të parkut (me fokus Pelikani kaçurrel) dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës (eko-turizmin) për promovimin e produkteve ushqimore, artizanale të zonës”, thotë Kujtim Mersini kryetar i PPNEA
Ky aktivitet organizohet nga shoqatat mjedisore PPNEA dhe EuroNatur në bashkëpunim me Noe Conservation dhe me autoritetet e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Pelikani Kacurrel është një nga banorët autoktonë të lagunës së Karavastasë. Ai rritet e zhvillohet vetëm në lagunë dhe nuk shtegton. Është një shpend me peshë rreth 16 kg.
Pelikani Kacurrel rrezikoj që të zhdukej për shkak të gjuetisë së paligjshme, por edhe të shkatërrimit të vezëve nga ana e gjuetarëve.
Por ndalimi i gjuetisë në këtë zonë, ka bërë që shpendi i rrallë të shtohet. Në Lagunën e Karavastasë ka disa projekte për të ndërtuar komplekse, që deri më tani janë kundërshtuar nga shoqata të ndryshme.
{gallery}