Agjencia e Bullgarisë për Siguri në Ushqim, ka bërë të ditur të hënën, se në jug të këtij vendi, në qytetin Rakovski, është paraqitur gripi i shpezëve H5N8 dhe për këtë, do të mbyten 5.380 pata të një ferme, njoftoi agjencia kroate e lajmeve “Hina”, të hënën.
Sipas agjencisë, kjo është hera e parë që ky virus po paraqitet në 10 muajt e fundit, transmeton Koha.net.
Rreth fermës është vendosur një zonë mbrojtjeje rreth tre kilometra, ku është ndaluar qarkullimi i banorëve, por edhe po pengohet kalimi i shpezëve të buta e të egra, në mënyrë që të mos përhapet virusi.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjysmë milioni pula do të vriten në Japoni
-
Gripi i shpezëve: Në 36 ferma u asgjësuan shpezët, s’ka rrezik në ato komerciale
-
Gripi i shpezëve prezent në pesë ferma në Kosovë, dy të tjera izolohen
-
Infektohet një person me gripin e shpendëve në Rusi
-
Franca asgjëson mijëra shpezë për shkak të përhapjes së gripit të shpezëve