Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ndodhi edhe kjo në zgjedhje lokale: Një kandidat, një votë, një fitues

Mursko Sredishqe

Në zgjedhjet e përsëritura lokale në një komunë në Kroaci ka ndodhur së fundi një fenomen deri tash i paparë. Për anëtarë të asamblesë komunale është zgjedhur i vetmi kandidat i paraqitur dhe atë me vetëm një votë. Ajo votë e vetme ka qenë vota që kandidati ia ka dhënë vetes.

Milorad Mihanoviq, me përkatësi etnike rome, ka kandiduar për anëtar të kësaj pakice në Asamblenë Komunale të Komunës Mursko Sredishqe.  Ai, sipas mediave kroate,  më parë u ka bërë thirrje bashkëkombësve që të bojkotojnë këto votime. Në fund nga 270 votues të regjistruar kanë votuar vetëm 4. Por 3 fletëvotime ishin të pavlefshme. Vendosi vota e vet Mihanoviqit i cili kishte votuar për vetveten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto votime ishin organizuar pasi në zgjedhjet e muajit maj nuk ishte siguruar përfaqësimi i duhur i pakicave kombëtare në Kuvendin Komunal të kësaj njësie zgjedhore.

Nga Komisioni Zgjedhor i Kroacisë kanë thënë se ky është një rast i veçantë, i paparë deri më tash, nuk e dinë se a ka ndodhur diku në botë, por se gjithçka duket të jenë ligjore dhe në përputhje me Ligjin zgjedhor.

Milorad Mihanoiviq ka thënë se si fitues në këto zgjedhje do të angazhohet për shkollimin e bashkëkombësve të tij dhe për krijimin e vendeve të punës.      

 

Përgatiti: A.P.