Kështjella e rërës më e lartë në botë është krijuar në qytetin Blokhus të Danimarkës.
Strukturës së saj, e përforcuar nga ngjitësi dhe balta, iu deshën 4,860 tonë rërë për ta bërë.
Ajo është e hapur për vizitorët dhe do të qëndrojë e ngritur deri në dimër, shkruan BBC.
Kështjella madje është e zbukuruar edhe me grimcat e virusit COVID-19. Gjithsej 30 skulptorë morën pjesë në ndërtimin e saj.
Artikuj të ngjashëm