Një zyrtare policie në Nju-Jork i doli në ndihmë një maceje që e kishte futur kokën në një shishe, e nuk po mund ta nxirrte.
Siç shkruan “Upi”, të hënën, policja Darci Dougherty, ishte në përfundim të orarit të punës, kur në mes të rrugës e pa një shishe që po lëvizte “me trup maceje”.
Ajo iu afrua dhe e preu kapakun e shishes për ta liruar macen.
“Kafsha e vogël nuk ishte në gjendje ta ngrinte kokën dhe as ta nxirrte kapakun. Kjo mund të ketë qenë vdekjeprurëse për kotelen, por u parandalua. Kotelja u adaptua më vonë”, thuhet në njoftimin policor.
Dougherty u nderua më pas për veprimin.