Mjekrat nuk janë vetëm trendi, ato mund të jenë edhe një zhvillim evolucionar për të mbrojtur eshtrat delikate të fytyrës së burrave nga goditja në fytyrë.
Ky është përfundimi i trios së shkencëtarëve nga Universiteti i Utahit, të cilët këtë vit janë në mesin e fituesve të çmimeve "Ig Nobel", çmime këto të cilat vlerësojnë zbulimet e çuditshme shkencore.
Fituesit e ceremonisë së 31 të çmimeve Ig Nobel janë shpallur të enjten, dhe këtu përfshihen hulumtues të cilët zbuluan se si të kontrollohen më mirë buburrecat në nëndetëset e Marinës amerikane, shkencëtarët e kafshëve që shikuan nëse është më e sigurt të transportosh një rinoceront ajror me kokë poshtë, dhe një ekip që bëri të ditur se sa i neveritshme është çamçakëzi i hedhur i ngjitur në këpucën tuaj.
Për të dytin vit radhazi, ceremonia ishte një ngjarje dixhitale e para-regjistruar afërsisht 90-minutëshe për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, tha Marc Abrahams, redaktor i revistës Annals of Improbable Research, që është sponsori kryesor i ngjarjes.
Çmimet Ig Nobel janë shpërblime satirike të cilat jepen çdo vit që nga viti 1991, “për të nderuar arritjet që së pari i bëjnë njerëzit të qeshin e më pas të mendojnë”.
-
Çmimi Nobel për Mjekësi shkon për zbulimin e mekanizmit të mbrojtjes së sistemit imunitar
-
Dy biologë amerikanë fitojnë “Nobelin” për mjekësi
-
Maskat “e mençura” që mund të detektojnë sëmundjet përmes frymëmarrjes
-
Lëkura e lagur mund ta shpëtojë jetën nëse goditesh nga rrufeja
-
“Nobeli” për kimi ndahet për shkencëtarët që zbuluan grimcat kuantike të përdorura në dritat LED