Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nasa zbulon një planet në vendin më të keq të mundshëm që as shkencëtarët nuk e besonin

Nasa ka zbuluar një planet të ri në vendin më të keq të mundshëm sa që edhe për shkencëtarët ishte diçka e pabesueshme.

Shkencëtarët thonë se ky planet ‘djallëzor’ është i mbështjellë me një atmosferë të mbyllur me monoksid karboni e pa ujë në të, gjë që e bën të pa mundur jetesën në të, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky planet gjithashtu është i rrethuar dhe ka yllin e tij, që do të thonë se është tepër i nxehtë e ka rrezatim aq të madh në të sa asnjë planet tjetër i zbuluar deri më tani.

Kyle Sheppard nga NASA ka thënë se “Ne nuk dimë për ndonjë planet tjetër ekstrasolar (planet jashtë sistemit tonë diellor), ku monoksidi i karbonit krejtësisht dominon atmosferën e sipërme”.

Ky planet është jashtëzakonisht i pazakonshëm për shkak se nuk përmban ujë në asnjë formë.

Ky planet është rreth 325 vite drite larg nesh, që do të thotë se ky planet nuk do të vizitohet ndonjëherë me teknologjinë e tanishme, pasi do të duheshin 67,500,000 vite.

Ky planet është emërtuar WASP-18b.

{gallery}