Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Narko-lotari, me 10 dollarë mund të fitohen vilat e El Chapos

Qeveria meksikane ka organizuar një lotari, përmes të cilës do të ndahen pasuritë e sekuestruara nga emrat e mëdhenj në trafikun e drogës.

Me dhjetë dollarë, sa kushton tiketa e lotarisë, meksikanët mund të fitojnë banesat dhe sende të tjera luksoze të Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo. Ai ishte bos i krimit në Meksikë dhe më gjerë, por tash është një prej shumë të burgosurve në SHBA.

“Bileta e artë” është vila luksoze në Culiacan ku Joaquin Guzman kaloi vitet e fundit para arrestimit.

Një tjetër vilë e kërkuar është ajo e Amado Carrillos Fuentes, bosit të kartelit Juarez i cili u bë i famshëm për sistemin e tij të tregtimit të drogës me avionë dhe anije gjigante.

Çmimet do të ndahen më 15 shtator, që shënon dhe Ditën e Pavarësisë së Meksikës. Në tërësi, fondi i çmimeve arrin vlerën e 250 milionë pesos, ose mbi 10 milionë euro. \ a2news

{gallery}