Një muzikant italian 35-vjeçar luajti në kitarë dhe dajre ndërsa po operohej në tru për heqjen e një tumori, në spitalin “Molinette”, në Torino, i cili iu nënshtrua teknikës së ashtuquajtur “fjetje-zgjim”, raporton ANSA, transmeton ATSH.
Kjo teknikë u mundëson kirurgëve të monitorojnë më mirë punën trurit gjatë operacionit duke ulur rrezikun e dëmtimit të trurit.
Operacioni i pacientit të quajtur Alan Brunetta, një muzikant profesionist i cili luan disa instrumente dhe shkruan muzikë për grupin e Torinos ‘LaStanzadiGreta’, ka rezultuar me sukses, raportuan mjekët e spitalit “Molinette”.
Grupi fitoi çmimin prestigjioz “Tenco”, në nder të muzikantit të ndjerë Luigi Tenco, për debutimin më të mirë.
Brunetta kishte një tumor në lobin e djathtë temporal dhe operacioni i kryer sipas teknikës fjetje-zgjim synonte të ruante aftësitë e tij muzikore për të krijuar dhe improvizuar.
-
Pacienti luan me saksofon gjatë operimit të trurit
-
Një grua në Itali mbush ullinj gjatë operimit në tru
-
Muzikantja luan me violinë teksa mjekët i heqin tumorin nga truri
-
Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë gati 40 për qind më pak rrezik nga demenca
-
“What Is Light For?” burgos tingujt intimë të pianos në kujtesë e histori