Muzikanti Jamey Turner zgjodhi një rrugë të pazakontë karriere, duke prodhuar tinguj muzikorë nga gotat e qelqit të mbushura me ujë. Ai rrëshqet me mjeshtëri mollëzat e gishtërinjëve mbi buzët e gotave, duke krijuar një sërë notash muzikore.
Zëri i Amerikës në Aleksandria të shtetit Virxhinia ku mjeshtri i pazakontë i muzikës tërheq shumë turistë me tingujt që krijon.
Muzikanti me gota, Jamey Turner, tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve në Aleksandria, me melodinë e famshmetë Bethovenit “Ode to Joy”.
Ai ka mbi 25 vjet që ofron tingujt e muzikës në rrugët e Aleksandrias.
Turistë të shumtë vizitojnë “Qytetin e Vjetër” historik pak kilometra larg kryeqytetit, shumë prej tyre janë të huaj. Nicole Schwarss është turiste nga Gjermania.
Edhe
“Udhëtim nëpër krijimet e grave” vlerësohet si projekt i jashtëzakonshëm muzikor
“Është hera e parë që dëgjoj diçka të tillë. Është fantastike”.
Almudena Casdaneda është vizitore nga Meksika.
“Një mënyrë e veçantë për të prodhuar muzikë dhe duket mjaft e vështirë, sidomos të mbash mend tingujt që prodhon secila gotë.”
78 vjeçari Jamey Turner filloi të prodhonte tinguj nga gotat me ujë 50 vjet më parë. Megjithëse ai u bie instrumenteve të tjera, ky është pasioni i tij.
“Instrumenti që më ngjalli imagjinatën ishte tingulli që dëgjova kur im atë luante me një gotë në tavolinën e darkës, kur unë isha 6 vjeçar.”
Edhe
Muzikanti me instrumente të çuditshme
Ai monton me llastik 60 gota të ndryshme vere mbi një dërrasë. Çdo gote i jep tingullin përkatës në bazë të masës së ujit të distiluar që ai përdor. Ndërsa Turner rrëshqet gishtat mbi buzët e gotave, më të voglat prodhojnë nota më të larta, ndërsa gotat e mëdha çlirojnë nota më të thella.
“Sa më shumë ujë ka gota, tingulli bëhet më i ulët”, sqaron artisti.
Disa vizitorë patën rastin të provojnë gotat më të mëdha. Vogëlushja Joeli Pepe nga Nju Jorku është mjaft kureshtare.
“Nuk e dija që gotat shërbejnë edhe si instrument. Nuk e dija që prodhonin kaq shumë tinguj.”
Muzika nga gotat e qelqit ishte popullore në vitet 1700, kur kompozitorët klasikë si Moxarti krijuan muzikë pikërisht për këtë instrument. Zoti Turner luan disa lloje melodish, përfshirë këtë pjesë popullore kineze.
Edhe
Ylli botëror që thyen kufijtë e tubës
Ky talent i ka siguruar muzikantit jetesën, edhe pse ka interpretuar me orkestra të njohura amerikane. Ndërsa ka pak njerëz që përdorin gotat si instrument muzikor, Turner shpreson që gjeneratat e ardhshme ta trashëgojnë atë.
“Mendoj se po përhapet. Shumë njerëz kanë parë videot e mia në Youtube; kam parë videot e shumë njerëzve që eksperimentojnë me këtë instrument. Kur dëgjon tingujt e saj, buzëqeshja lind vetvetiu.”