Tingulli nuk është vetëm diçka që e dëgjojmë. Ai është një fenomen dominues fizik - një valë presioni që jehon përmes ajrit rreth nesh.
Por mediumi nëpër të cilin lëviz tingulli nuk duhet të jetë patjetër ajri. Tingujt jashtëzakonisht të zëshëm mund të udhëtojnë edhe nëpër ujë, ndonjëherë edhe duke qenë rezultat i një peshku veçanërisht të zëshëm. Por nëse doni ta bëni një raketë nën valë, ekspertët rekomandojnë laser.
Në një eksperiment të ri, hulumtuesit në SLAC National Accelerator Laboratory të Departamentit të Energjisë e përdorën një laser me rreze X për ta prodhuar një zhurmë jashtëzakonisht të lartë, shkruan Koha Ditore.
Ishte jashtëzakonisht e zëshme, në fakt, ekipi thotë se ishte m’u në kufirin e të qenit tingulli më i zhurmshëm që mund të prodhohet ndonjëherë në ujë, thënë teorikisht.
"Është menjëherë nën pragun ku tingulli do ta vlojë ujin në një oscilim një valor", tha për Physics Buzz fizikani Claudiu Stan, tani në Rutgers University Newark.
Pajisja që hulumtuesit e përdorën për këtë ishte Linac Coherent Light Source (LCLS): një laser jashtëzakonisht i fortë me rreze X, i cili mund të bëjë gjëra si krijimi i vrimave të zeza molekulare dhe ngrohja e ujit në 100.000 gradë Celsius brenda më pak se një e milionta e të miliontës së sekondës.
Këtu, hulumtuesit donin ta përdorin LCLS për të mësuar më shumë se si valët e zërit me intensitet të lartë që prodhojnë tinguj shumë të lartë mund të ndikojnë në materialet dhe mostrat biologjike.
Si pjesë e hulumtimit, ekipi shpërtheu mikrovrushkuj tepër të vogël të ujit më të hollë se sa një fije floku në një dhomëz vakuumi me impuls të fokusuar me rreze X të fotoneve. Kur laseri e ndërpreu rrjedhën e ujit, jonizimi ultra i shpejtë u zhvillua në mikrovrushkuj ndërkohë që uji u ngroh, duke e avulluar lëngun dhe duke krijuar valë të shokut cilindrik që përhapen përgjatë vrullit.
Sipas hulumtuesve, këto valë shoku kishin presione fillestare maksimale që korrespondonin me intensitetet ekstreme të tingujve dhe nivelet e presionit të zërit mbi 270 decibel (dB) - më të larta se ai i avionit vesh-shpërthyes, ose edhe një lansim raketash.
Kjo është goxha e çuditshme, ndërsa rezultatet sugjerojnë se nuk është e mundur të bëhet më e zhurmshme se kjo në ujë, për shkak të mënyrës se si uji shpërbëhet nëse presioni që ushtrohet nga valët e shokut bëhet gjithnjë e më i madh.
"Amplitudat dhe intensitetet u kufizuan nga vala që e shkatërronte mediumin e vet përhapës përmes kavitacionit dhe për këtë arsye këto valë ultrasonike në vrushkuj janë një nga tingujt më intensivë përhapës që mund të gjenerohen në ujë të lëngshëm", shpjegojnë hulumtuesit në punimin e tyre.
"Ne vlerësojmë se amplitudat e këtyre valëve të presionit i tejkalojnë presionet më të mëdha nga maja në majë të marra me valët e fokusuara ultrasonike, dhe kështu mund të jenë tingujt më të mëdhenj të intensitetit të gjeneruara deri më sot në ujë të lëngshëm". Gjetjet janë raportuar në “Physical Review Fluids”.
{gallery}