Nga vala e të nxehtit intensiv te përmbytjet e rënda; momentalisht Evropa është kontinenti i ekstremeve.
Moti i keq ka sjellë shkatërrim në shumë vende. Italia përjetoi një prej sezoneve më të thata në 60 vjet, e sipas meteorologëve, në disa pjesë të vendit totali i reshjeve ka qenë 80 për qind nën vlerat normale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Portugali, mbi një mijë zjarrfikës u mobilizuan për shuarjen e flakëve nëpër pyje në provincat e Castelo Branco dhe Santarem, që detyruan autoritetet të evakuojnë fshatrat e afërt, shkruan tch.
Situata të ngjashme pati edhe në Francë, Kroaci e gjithashtu në Shqipëri.
Për ekspertët, problemi nuk është aq shumë thatësira përgjatë një periudhe kohore, por përsëritja e këtyre fenomeneve. Në Itali, Portugali dhe Francë, reshjet e regjistruara gjatë dimrit ishin 20 deri në 30 për qind më pak se sa mesatarja. Ndërkaq, rritja e temperaturave ka favorizuar avullimin e ujit nga toka.
“Gjatë 150 viteve të fundit, dukuritë ekstreme ishin të rralla, por në 3 dekadat e fundit ne kemi regjistruar gjithnjë e më shumë fenomene të tilla”, tha Omar Baddur, shef i të Dhënave e Monitorimit Klimaterik.
Ekspertët besojnë se shkaku kryesor i kushteve ekstreme janë ndryshimet klimaterike. Sipas tyre, dukuritë ekstreme në Evropë do të bëhen diçka normale nëse nuk ndërmerren hapa të menjëhershëm për reduktimin e emetimeve të gazit serrë.
Një studim evropian sugjeron se gjatë këtij shekulli rreziku i zjarreve në pyjet e kontinentit tonë mund të dyfishohet.