Anije luftarake, avionë bombardues, helikopterë, autobusë e traktorë, të gjithë të vendosur mbi lapidarë. Janë këto instalacionet e veçanta që gjenden të shpërndara në territoret e asaj që dikur njihej si perandoria sovjetike.
Është një koleksion i veçantë strukturash që qëndrojnë ende në këmbë, kryesisht në zona që sot vijojnë të jenë pjesë e Rusisë, por edhe në Ukrainë.
Ato janë rikthyer në vëmendje për shkak të një albumi të publikuar së fundmi të quajtur “Relikte Sovjetike” me më shumë se 70 fotografi vërtet interesante, të realizuara nga fotografi francez Jason Guilebau.
Në kulmin e fuqisë së vet, Bashkimi Sovjetik shtrihej në një sipërfaqe prej 22,4 milionë kilometrash katrorë dhe i gjithë territori ishte i mbushur me monumente dhe statuja që promovonin ideologjinë sovjetike.
Bashkimi Sovjetik u shpërbë rreth 30 vite më parë, pas rënies së regjimeve komuniste në të gjithë Evropën Lindore. /A2
{gallery}
-
Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin
-
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
-
Pas katër vjetësh luftë, Ukraina gjen përgjigjen ndaj një prej armëve më shkatërruese ruse
-
Lakuriqësia femërore dhe arti që kundërmon në Bienalen e Venecias
-
“Dostat e Janjevës” dialog imazhesh me shkrepjet që i ndan dekada