Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një vit luftë: Si po i humb Rusia territoret ukrainase

Në muajt e parë të agresionit, Rusia pati pushtuar 132 mijë kilometra katrorë tokë ukrainase, ndërsa tash, në prag të njëvjetorit të luftës, e ka humbur një të pestën e tij.

Mediumi britanik TheGuardian analizoi të dhënat e Institutit për Studimin e Luftës, ku theksohet se tani Rusia i ka nën pushtim vetëm 40 mijë kilometra katrorë. Analiza tregon se Rusia ende po i kontrollon pjesërisht tokat në secilin nga katër rajonet që i aneksoi ilegalisht vitin e kaluar – Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia dhe Donetsk.

Megjithatë, rënia ruse mori vrull nga 30 shtatori, kur Rusia humbi shumicën e tokave, me përjashtim të Zaporizhzhias.

Image

Humbja e thellë u regjistrua në Kherson, ku deri në shtator kontrollonte 93 për qind të vendit, e tash vetëm 73 për qind, ndërsa disa lokalitete tashmë janë çliruar plotësisht nga Ukraina.

Gjithsej, në pesë rajone, Chernihiv, Kiev, Sumy, Zhytomyr dhe Mykolaiv, ukrainasit i kanë dëbuar plotësisht forcat ruse. Vetëm 1 për qind të territorit e ka Rusia në Kharkiv, ku gjatë verës së kaluar ishin zhvilluar luftime të ashpra.

Edhe Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia Botë Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia

Ky përvjetor i luftës do ta gjejë presidentin rus, Vladimir Putin, pa realizim të qëllimeve. Ai tha të martën se luftën e ka nxitur Perëndimi, ndërsa Rusia vetëm po mbrohet me forcat e saj.