Ulan Bator, 7 dhjetor – Mbetjet e fosileve të gjetura në Mongoli tregojnë se para 75 milionë vitesh ka ekzistuar një lloj dinozauri me karakteristika të disa kafshëve.
Analiza tredimensionale e fosilit, të cilën e ka bërë Instituti hulumtues ESRF (European Synchrotron Radiation Facility) tregoi se ky lloj i dinozaurit, i quajtur Halszkaraptor escuilliei, ka pasur qafë si të mjellmës, dhëmbë të ngjashme të krokodilit, sqep rose, por edhe karakteristikat e strucit.
Një studiues në Universitetin Palacky në Çeki, Dennis Voeten tha se supozohet se ky dinozaur ka qenë i gjatë 45 centimetra.
“Bëhet fjalë për një krijesë të çuditshme. Pjesë të trupit të kafshëve të njohura sikur janë ngjitur në një kafshë”, tha Voeten.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Nature”.
-
Fosili që mbahej në sirtar për dekada, del të jetë mbetja e parë e një dinozauri në Antarktidë
-
Identifikohet specia e re e dinozaurit gjigand
-
Zbulohet një dinozaur i ri, i gjendet një kockë krokodili në gojë
-
Zbulohet një specie e re dinozauri
-
Shkencëtarët në gjurmë të species së rrallë të dinozaurëve