Autoritetet amerikane i dolën në ndihmë një mjellme që ishte e bllokuar në ujin e ngrirë në Michigan, shkroi Upi.
Ekipi i Shpëtimit tha se u ftua nga disa qytetarë për ta shpëtuar mjellmën, derisa shpendi gjendej në mes të akullit, pa mundësi për të lëvizur.
Nëpërmjet një mjeti lundrues, disa pjesëtarë të grupit shkuan pranë mjellmës dhe e tërhoqën me sukses.
Mjellma u mbulua më pas me batanije për t’u ngrohur, derisa u lëshua sërish në natyrë.
Artikuj të ngjashëm