Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Momenti kur një vajzë amerikane vallëzon në rrugë pasi fiton një vend pune

Për shumë, viti 2020 ka qenë i mbushur me vështirësi dhe zhgënjime mirëpo kjo nuk ka ndodhur edhe me rastin e një 21-vjeçareje, një video e së cilës është bërë virale.

Për muaj të tërë, Kayallah Jones kishte kërkuar punë, por pa fat për shkak të COVID-19 dhe rolit të tij në prishjen e bizneseve dhe punësimit.

Kur Jones dëgjoi për një pozicion në një restorant në Gjeorgji, ajo nuk e la t’i ikte kjo mundësi.

Menaxherja e barit dhe restorantit sportiv - Dakara Spence - ishte e impresionuar nga e reja, por e shijoi veçanërisht personalitetin e saj dhe e punësoi menjëherë. Jones, e gëzuar u largua nga intervista dhe pamjet e kamerave të sigurisë kapën një moment veçanërisht të gëzueshëm të shprehur nga ajo me të dalë nga ndërtesa ku është zhvilluar intervista.

Jones nuk mund ta mbante lumturinë e saj. Kështu, pasi hedh një vështrim të shpejtë përreth për t’u në parkingun e veturave, siguruar se nuk e sheh askush, ajo fillon të shprehë ngazëllimin e saj duke bërë një "vallëzim të lumtur" të shkurtër, por jashtëzakonisht shprehës. Më pas ajo ndalon befas dhe largohet e qetë.

"Kështu që unë sapo punësova këtë vajzë të re dhe kjo ishte përgjigja e saj”, kishte shkruar Spence bashkë me videon të cilën e ka publikuar.

Edhe Tenistja egjiptiane bëhet virale pas paraqitjes së dobët Sporte të tjera Tenistja egjiptiane bëhet virale pas paraqitjes së dobët

Pamjet që atëherë janë bërë virale. Ajo ka mbledhur mbi 1.2 milionë pëlqime në Instagramin e Spence.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @dakara_spence