Pamjet tronditëse tregojnë momentin e tmerrshëm që një burrë përjetoi pasi shkallët lëvizëse shkëputën dhe ai bie brenda.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në një stacion metroje në Stamboll, Turqi. Të shumtë ishin udhëtarët që po përdornin shkallët lëvizëses kur befas krijohet një hendek dhe një burrë e gjeti veten brenda.
Edhe pse ai përpiqet të dalë prej saj, por e kishte të pamundur.
Paniku zgjati rreth një orë, pasi në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit dhe ai u dërgua në spital, pasi ishte lënduar.
Shkallët janë bllokuar përkohësisht derisa inxhinierët teknikë të gjejë shkakun e këtij incidenti që për fat të mirë nuk pati viktima.
Edhe pse bashkia e Stambollit raportoi se kishte vendosur një shenjë paralajmëruese pranë shkallës lëvizëse të thyer përpara se të ndodhte aksidenti - por ajo nuk arriti t’i parandalojë njerëzit që ta përdorin atë./tvklan.al
-
Banorët e Stambollit kalojnë natën jashtë nga frika e tërmetit
-
Tërmeti në Turqi: 151 persona u lënduan pasi u hodhën nga ndërtesat
-
Stambolli goditet nga një tërmet me magnitudë 6.2
-
Një i vdekur e tetë të lënduar nga shembja e një ndërtese në Stamboll
-
Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në Turqi pasi një teleferik përplaset në një shtyllë