Gazetari turk, Muharrem Sarikaya, pak para se të fillonte intervista me kryebashkikën e Gaziantepit, e ka goditur me shuplakë teknikun e zërit. Kjo ka bërë që të ngjallë reagime të shumta në mediat online, derisa ka reaguar edhe Sindikata e Gazetarëve të Turqisë.
"Ne qëndrojmë pranë kolegut tonë Ahmet Demir, i cili është reporter i UAV-së. Nëse do të ngrejë padi, ne do t'i japim mbështetje ligjore", thuhet në komunikatë.
Komentues të shumtë thonë se gazetari jo vetëm që duhet paditur, por edhe dhënë dorëheqje nga ky profesion. Muharrem Sarikaya ka kërkuar falje më pas, duke u shprehur për e ka humbur kontrollin për një moment, raporton BBC.
“Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë që bëmë me kryetaren e Bashkisë Metropolitane Gaziantep, znj. Fatma Şahin, humba kontrollin për një moment për shkak të problemeve teknike që u përsëritën dhe e bënë problematike. U solla në një mënyrë që nuk më përshtatej mua dhe institucionit që unë punoj”, shkroi Sarikaya.
Habertürk yazarı Muharrem Sarıkaya ses teknikerini tokatladı.#HaberTürk
— EHA MEDYA (@eha_medya) December 19, 2021
pic.twitter.com/VhSz1ZM3gZ
-
Gazetari i Deutsche Welles arrestohet në Turqi nën dyshimin për fyerjen e Erdoganit
-
AGK-ja i bën thirrje Osmanit të heqë dorë nga sulmet ndaj gazetarëve
-
Presidenti i Adana Demirsporit jep dorëheqje
-
Ndodh në Turqi: Shuplakë për bashkëlojtarin, sulmuesi përjashtohet nga loja
-
Dajak në Parlamentin e Turqisë