Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Momenti i frikshëm kur oktapodi gjigant mbërthen zhytësin

Xhirimet tregojnë momentin kur një oktapod gjigant mbërtheu zhytësin profesionist 12 metra nën det.

Zhytësit Michael Marcotte dhe Stuart Seldon, janë të familjarizuar me ujërat e Kanadasë dhe krijesat që jetojnë nën ujë. Ata e dinin se në çfarë po futeshin.

Ata bënë zhytje me mision për ta gjetur një oktapod në ujërat e British Columbias.

Por, hasën në një oktapod gjigant ngjyrë portokalli të quajtur Larry.

Zhytësit sollën me vete kamerën dhe xhiruan momentin kur u përballën me oktapodin.

Edhe Pamje e jashtëzakonshme - Oktapodi bën xhiro mbi kurrizin e peshkaqenit Kuriozitet Pamje e jashtëzakonshme - Oktapodi bën xhiro mbi kurrizin e peshkaqenit

Në xhirim shihet oktapodi duke iu afruar Seldonit, para se ta mbërthejë atë.

“Ndërsa Stuarti nisi të bënte foto oktapodi u hodh në kamerën e tij dhe po ashtu mbërtheu me tentakula qafën e trupin e tij”, tregon Marcotte.

Marcotte tregon se Stuarti donte t’ia tregonte oktapodin dhe notoi me të lartë.

Marcotte më pas kapi kamerën e tij dhe e xhiroi momentin. Por, më pas oktapodi shkoi në drejtim të tij.

Dy zhytësit shpëtuan pa lëndime.

Edhe Pronari merr kamerën tetë muaj pasi i humbi Kuriozitet Pronari merr kamerën tetë muaj pasi i humbi

Marcotte thotë se kjo ngjarja do t’i mbetet në kujtime përgjithmonë.