Një fotograf britanik, i quajtur Miles Herbert, i cili po ashtu drejton Captivelight, ka realizuar një sërë fotografish të një miu.
Por ajo që i bën të veçanta këto fotografi, është se miut i pëlqen të rrijë në lulet e njohura si tulipane.
Herbert, thotë se është impresionuar me veprimet që bënte ky mi, pasi dukej sikur i pëlqente edhe era e këtyre luleve, të paktën, “kështu sillej ai”, thotë Herbet.
“Nganjëherë magjepsesh nga krijesa të vogla si ky mi, dukej se po zbavitej mbi petalet e luleve”, ka thënë ai.
Më poshtë, keni fotografitë e realizuara mbi lulet me ngjyra me miun e lumtur.
{gallery}