Një ushtar ishte në gjendje të shihte botën “përmbys”, pasi ishte qëlluar prapa kokës gjatë një beteje, raporton “Daily Mail”.
Burri – i njohur vetëm si “Pacienti M” – ishte lënduar gjatë luftimit në frontin Valencian gjatë Luftës Civile të Spanjës në maj të vitit 1938.
I shtrirë përtokë, ushtari i plagosur ishte dërguar në spital, ku disi mbijetoi pa pasur nevojë për operacion apo kujdes të veçantë.
Por, me t’iu kthyer vetëdija dy javë pas asaj goditje, mjekët vërejtën se diçka nuk po shkonte si duhet.
Pacienti po mund të shihte botën përmbys dhe mbrapsht.
Edhe
“U verbova papritur larg shtëpisë – i vetëm, pa para dhe i hutuar”
Siç përshkroi mjeku që e trajtoi në librin e tij të botuar në dy vëllime, “Pacienti M”, shihte burrat duke punuar të kthyer përmbys në skele.
Ai po ashtu mund të lexonte numrat të shkruar normalisht dhe të shkruar përmbys, ndërsa truri i tij nuk e vërente dallimin.
Storia e tij është publikuar nga Isabel Gonzalo në një revistë mjekësore. Ajo kishte takuar “Pacientin M” gjatë një vizite familjare.
Identiteti i pacientit nuk është bërë i ditur. Por, gazeta “El Pais”, tha se ai ishte lindur në Ciudad Real.
Besohet se “Pacienti M’, po luftonte për Ushtrinë Republikane, dhe u qëllua nga një ushtar i gjeneralit Franco.
Ushtari ishte dërguar në Spitalin Provincial të Valencias, ku qëndroi për tre muaj.
Në gusht të vitit 1938 ai ishte dërguar në Spitalin Shëndetësor Ushtarak Godella në Valencia. Neurologu Justo Gonzalez Rodriguez Leal po punonte si mjek lufte atje.
Testet treguan se predha ia kishte shkatërruar mbështjellësin e jashtëm të pjesës së majtë të trurit të “Pacientit M”.
Edhe
Çka e shkakton migrenën dhe si mund të lehtësohet?
Pos simptomave tjera, Gonzalo zbuloi se “Pacienti M” po shihte objektet trefishë – shikim i trefishtë i një objekti – dhe nuk shihte ngjyrat mirë.
Po ashtu u prek edhe dëgjimi i tij dhe ndjesia.
Vajza e Gonzalos, Iabel tha se ishte “befasuese se si pacienti menaxhoi jetën e përditshme pa vështirësi’.
Gonzalo gjatë viteve 1940-ta kishte zhvilluar një hipotezë të re për dinamikën e trurit.
Ai kishte thënë se efektet e dëmit të trurit varen nga madhësia dhe pozita e lëndimit.
Për këtë, dëmtimi nuk shkatërron vetëm një funksion specifik të trurit, por edhe në balancin e funksioneve.
Gonzalo identifikoi tri sindroma: qendror (ku shumë shqisa pengohen), paraqendror (ku efektet e pengimit të shumë shqisave nuk ndahet në mënyrë të barabartë) dhe margjinal (ku vetëm shqisa të caktuara preken).
Edhe
"E dëgjoj djalin tim duke qarë nën rrënoja", rrëfimi i një të mbijetuare nga tërmeti në Venezuelë
“Pacienti M ndihmoi të vendosen themelet e teorisë së Justo Gonzalos për dinamikën e trurit”, thuhet nga shkencëtarët.
“Pacienti M” vizitoi Gonzalon deri në vdekjen e tij në vitin 1986.