Shpend Lila, menaxheri i Qendrës Inovative Kosovare, për Ditën e Çlirimit, më 12 qershor, ka kërkuar ndihmë që të takojë një ushtar italian, me të cilin ishte fotografuar më 1999.
Nuk vonoi dhe shteti italian ia plotësoi dëshirën kosovarit. Ushtari u gjet dhe shpejt do të vihet në kontakt me të.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
“Duke iu falënderuar Ministrisë së Mbrojtjes gjetëm mikun e Shpend Lilës! Ne duam të bëjmë të njohura historitë e shumta të mrekullueshme të miqësisë gjatë muajve të rëndësishëm të çlirimit të #Kosovës dhe të partneritetit tonë të qëndrueshëm të sigurisë. Unë i ftoj të gjithë që të ndajnë tregimet dhe fotot e tyre ... na ndiqni!”, ka shkruar Orlando.
{gallery}
-
Ministri italian i Mbrojtjes pritet nga komandanti i KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë
-
Ministri italian i Mbrojtjes: Jemi të gatshëm të ndihmojmë që të kalohet ngërçi Kosovë-Serbi
-
Ambasadori italian përfundon misionin e tij në Kosovë
-
Kurti dhe Kosnetti diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
-
Abdixhiku njofton Orlandon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset aktuale politike