Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Minierat e ardhshme në asteroidë!

Glasgou, 31 gusht– Jo vetëm kërcënime për t’u larguar, por asteroidët që kalojnë afër Tokës mund të shndërrohen në miniera të vërteta për të nxjerrë minerale të çmuara, të nevojshme për misionet e ardhshme hapësinore, sipas projektit për të cilin po punon një grup shkencëtarësh i Universitetit të Glasgout, të drejtuar nga Minghu Tan dhe të shpjeguar në revistën shkencore “Acta Astronautica”, transmeton ATSH shkrimin e ANSA-s.

Por që kjo të jetë e mundur, duhet që asteroidët të afrohen drejt Tokës pa përbërë një rrezik për planetin.

Kjo ide, që mund të duket pak e çuditshme, është që të përdoret atmosfera si një lloj doreze bejzbolli për këta shkëmbinj hapësinor të pasur me burime.

Mendohet të aplikohet frenimi ajror (teknika me të cilën një sondë hapësinore shfrytëzon atmosferën e një planeti për të reduktuar shpejtësinë e saj) për të ngadalësuar asteroidët e vegjël, mjaftueshëm që ata të mos kalojnë Tokën, por duke i mbajtur në orbitë, në këtë mënyrë mund të gërmohen dhe të kërkohet për platin ose uji.