Mbi pesë milionë njerëz janë bërë milionerë në botë në vitin 2020 pavarësisht dëmit ekonomik nga pandemia COVID-19.
Derisa shumë njerëz të varfër u bënë edhe më të varfër, numri i milionerëve u rrit për 5.2 milionë në 56.1 milionë në mbarë botë, ka gjetur Credit Suisse, raporton BBC.
Më 2020 mbi 1 për qind e të rriturve në botë u bënë milionerë për herë të parë.
Rikuperimi i tregjeve të aksioneve dhe rritja e çmimeve të shtëpive ndihmuan në rritjen e pasurisë së tyre.
Krijimi i pasurisë duket se ishte “shkëputur plotësisht” nga problemet ekonomike të pandemisë, thanë studiuesit.
Pasuria totale globale u rrit me 7.4 për qind, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
5.2 milionë njerëz u bënë milionerë vitin e kaluar, gjysma e tyre në SHBA
-
Çdo ditë gjatë pandemisë u krijua një miliarder i ri
-
Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë u dyfishua gjatë pandemisë me COVID-19
-
Numri i të vdekurve nga COVID-19 nëpër botë ka kaluar shifrën 5 milionë
-
Me fitimet e 10 burrave më të pasur vetëm gjatë pandemisë, mund të blihen vaksina për të gjithë botën