Pasuria e 10 burrave të pasur është rritur gjatë pandemisë për 540 miliardë dollarë, ka gjetur Oxfam.
Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të parandaluar varfërinë tek secili njeri në botë që mund të pësonte nga virusi dhe që t’ua paguajnë vaksinën kundër tij të gjithëve.
Raporti i organizatës gjeti se pasuria totale e miliarderëve ishte ekuivalente me të gjitha shpenzimet e të gjitha qeverive të G20-s për t’u rikuperuar nga koronavirusi.
Mbështetja e paprecedentë nga qeveritë për ekonomitë e tyre panë lulëzimin e tregut të aksioneve, duke rritur pasurinë e miliarderëve, por ndërkaq ekonomia reale përballet me recesionin më të thellë në shekull, thuhet në raport, transmeton BBC.
Në të gjithë botën, pasuria e miliarderëve u rrit për 3.9 trilionë dollarë nga 18 marsi deri më 31 dhjetor dhe tani qëndron në 11.95 trilionë dollarë, që është ekuivalente me shumën që qeveritë e G20-s kanë shpenzuar për t’iu përgjigjur pandemisë.
10 personat më të pasur të botës, pasuria e të cilëve u rrit për 540 miliardë dollarë që nga marsi 2020, përfshinë krijuesin e Amazonit, Jeff Bezos, të Teslas, Elon Musk dhe të Facebookut, Mark Zuckerberg.
-
Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë më 2024, zbulon raporti
-
Çdo ditë gjatë pandemisë u krijua një miliarder i ri
-
Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë u dyfishua gjatë pandemisë me COVID-19
-
Dhjetë më të pasurit e botës në pandemi shtuan 400 miliardë dollarë pasuri
-
Sa u rrit pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë