Në afërsi të qytetit Quilpie në Australi u regjistrua “vërshimi” i mijëra insekteve, raportoi Upi të martën. Insektet shumëkëmbëshe lëviznin nëpër tokë të fortë, derisa thuhet se u deshën disa minuta që e tërë ajo “gardë” të kalonte.
“Pulat e mia pëlqejnë t’i hanë ato, por kurrë nuk kam parë një radhë të tillë në lëvizje”, tha Wendy Sheehan, që e postoi videon në Instagram.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi theksoi se kjo dalje mund të jetë paralajmërim për një shi të madh.
Insekti i llojit “slater”, i njohur në gjuhën shqipe si “morri i drurit”, jeton në tokë, ka shumë këmbë dhe i preferon lokalitetet me lagështi. Gjenden në shumë shtete të botës.