Kuriozitet

Merkeli i dhuron Manastirit të Assisit në Peruxhia një pjesë nga “Muri i Berlinit”

Një pjesë e Murit të Berlinit iu dhurua Manastirit të famshëm të Assisit në Peruxhia.

Ajo u dhurua nga kancelarja gjermane Angela Merkel për priftërinjtë e “Konventës së Shenjtë”, transmeton BalkanWeb.

“Është një objekt shumë i rrallë”, shkruan zyra e shtypit e Konventës së Shenjtë. “Ajo vjen nga brezi i dytë i Murit të Berlinit, që u ndërtua në 1965 në shumë pjesë të ish-Republikës Demokratike Gjermane”.

Fragmenti që mbërriti në Assisi ishte pikturuar nga artisti me inicialet S. H. E.K., një nga të parët që bëri mbishkrime me ngjyra në Murin e Berlinit.