Banorët në qytetin Mildura të Australisë mbetën të hutuar mbrëmjen e së mërkurës, kur qielli gjatë natës u ndez me një shkëlqim rozë të frikshëm.
“Ishte shumë e çuditshme”, tha Tammy Szumowski.
“Po flisja me nënën në telefon dhe babai po thoshte se erdhi fundi i botës”.
Por, shpjegimi më pas ishte më i thjesht. Kompania farmaceutike “Cann Group” konfirmoi se dritat po vinin nga objekti i saj lokal i kanabisit mjekësor, ku një pjesë ishte lënë hapur, shkroi The Guardian të enjten.
“Bimëve të kanabisit u nevojitet spektër i ndryshëm drite për të inkurajuar rritjen e tyre”, tha Rhys Cohen nga kompania.
“Drita nga spektri i kuq shpesh përdoret. Zakonisht objekti ka pajisje që e ndërpresin dritën të dalë jashtë gjatë natës”.
Edhe
“Gandalfi” - Kultivuesi i marihuanës mjekësore: Hero popullor apo kriminel?
“Cann Group” është kompania e parë australiane që ka siguruar licencë për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe të kërkimit.
#Mildura and surrounds were treated to a spectacular sight tonight when a red light appeared in the sky.
— Sarah Tomlinson (@sarah_tomlinson) July 19, 2022
Was it aliens?
An aurora?
No, it appears to have been the hydroponic lights from a medicinal cannabis farm reflecting off cloud which is somehow the most Mildura answer ever. pic.twitter.com/Wfy63tRrng