Një masakër e vërtetë ka ndodhur në veri të Norvegjisë, ku treni i mallrave ka vrarë 106 drerë të egër në katër ditë sepse shoferët nuk morën paralajmërim nga bosët e hekurudhës për të ulur shpejtësinë.
Kafshët u goditën në tre raste vetëm këtë javë në Kvalforsbrua, në veri të Norvegjisë, ku 65 prej tyre u vranë të shtunën. Kjo, siç transmeton Shqip, pasoi vrasjen e 26 drerëve të mërkurën dhe 15 të tjerëve të enjten, pavarësisht se operatori i hekurudhës së Bane Nor i kërkoi pronarit të trenave të mallrave që të ngadalësonin shpejtësinë.
Autoritetet e transportit ishin paralajmëruar disa herë për rrezikun nëpërmjet lajmeve në agjencinë Helgelendingen. Torstein Appfjell, që është kujdesur për drerët që kur ishte një fëmijë, ishte në skenën e masakrës të shtunën dh etha se kjo është një katastrofë për njerëzit që kujdesen për kafshët.
-
Përplasen dy trena në Danimarkë, të paktën 17 të lënduar
-
Treni godet për vdekje gjashtë elefantë në Sri-Lanka
-
Të paktën tetë të vdekur nga përplasja e dy trenave në Indi
-
Katër të vdekur dhe 23 të lënduar në një përplasje mes trenave në Republikën Çeke
-
Asgjësohen 20 mijë derra në Bosnjë për shkak të gripit të derrave