Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Marrja me qira e rrobave është më e dëmshme për mjedisin se hedhja e tyre

Një studim ka zbuluar se marrja me qira e rrobave, e cilësuar për shumë kohë si një nga "përgjigjet" e krizës së qëndrueshmërisë së modës, është më keq për planetin sesa t'i hedhësh.

Studimi, botuar nga revista shkencore finlandeze “Environment Research Letters” vlerësoi ndikimin mjedisor të pesë mënyrave të ndryshme të zotërimit dhe asgjësimit të veshjeve, duke përfshirë qiranë, rishitjen dhe riciklimin.

Studimi zbuloi se marrja me qira e rrobave ka ndikimin më të lartë klimatik nga të gjithë. Kostoja e fshehur mjedisore u gjet se ishin shpenzimet e dorëzimit dhe paketimit. Marrja me qira përfshin një sasi të madhe transporti, marrja e rrobave para dhe mbrapa midis depos dhe qiramarrësit. Pastrimi kimik është gjithashtu i dëmshëm për mjedisin.

Marrja me qira e rrobave është menduar si alternativë më e qëndrueshme dhe më me kursim për modën, e popullarizuar nga kompani të ndryshme dhe figura publike, si Carrie Symonds e cila mori me qira fustanin e nusërisë dhe veshjen për konferencën e G7-s, shkruan The Guardian.

Ky sektor në rritje është menduar si zgjidhje e mundshme për krizën mjedisore nga moda. Një raport i Forumit Botëror Ekonomik ka thënë se kjo industri nxjerr 5 për qind të mbetjeve të dëmshme.

Raporti sugjeroi që kompanitë qiradhënëse duhet të ndryshojnë strategjinë e tyre dhe ta mbajnë mjedisin sa më të gjelbër dhe të krijojnë klimë më të përshtatshme për ambientin e shëndetshëm. Po ashtu, gjeti se mënyra më e qëndrueshme për ta shfrytëzuar modën është blerja e më pak gjërave dhe veshja e tyre për sa më gjatë që ka mundësi.

Artikuj të ngjashëm