Mahthir Mohamad është afër që të bëhet udhëheqësi më i vjetër në botë, në moshën 92 vjeçare ai ka shënuar një fitore të befasishme.
Por, zgjedhjet e përgjithshme në Malajazi nuk kanë shënuar vetëm këtë të veçantë. Kjo sepse ato i ka humbur koalicioni që ka drejtuar vendin që prej vitit 1957.
Komisioni Zgjedhor raporton se aleanca e opozitës së Mahathirit fitoi 115 vende në parlament, duke tejkaluar pragun e 112 vendeve të nevojshme për të formuar qeverinë.
Mohamad, i cili më parë ka qenë kryeministër i vendit, ka mposhtur koalicionin e qeverisë, ‘Barisan Nasional’, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 60 vjetësh, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Britania.
“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por të rivendosim sundimin e ligjit”, deklaroi Mahathiri pas zgjedhjeve.
Ky moment historik u prit me shumë shpresë në vend, përkrahës të Mohamad kanë festuar rrugëve të vendit.
-
Kryeministri 94 vjeç i Malajzisë, me biçikletë rreth Kuala Lumpurit
-
Kryeministri 93 vjeçar i Malajzisë: Islami i bazuar në Kuran nuk thërret për vrasje
-
Takimi historik: Udhëheqësi më i moshuar dhe më i ri në botë
-
Presidenti më i vjetër në botë merr mandatin e tetë
-
Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit fiton mandatin e tij të tetë