Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mal artificial prej shpuze për absorbimin e dioksid-karbonit në Torino

Arkitekti holandez, që jeton në Amsterdam, Angelo Renna, ka dizajnuar një “mal artificial shpuze” 90 metra të lartë i ndërtuar për të absorbuar dioksid-karbonin në Torino të Italisë.

I formuar nga dheu i gërmuar nga vendi i ndërtimit të tunelit hekurudhor që lidh Torinon me Lionin, mali synon të përmirësojë ajrin e ndotur, raporton Archdaily.

Image

Duke e përzier rërën me betonin, mali i bërë nga njeriu është projektuar si një pikë e rëndësishme e qytetit.

Projekti i Rennas do të krijonte një zonë të re rekreacioni në Torino që qytetarët të ushtronin në të, të relaksoheshin apo edhe ta shihnin qytetin. Me një sipërfaqe prej 11 hektarësh, mali do të ngrihej mbi sipërfaqen e qytetit dhe do të ofronte pamje të tërë Torinos, transmeton Koha.net.

Ky propozim bazohet në idenë e ndërtimit të hekurudhës TAV që do të krijonte 6 ton dhe.

Image

Përmes hulumtimeve multidisiplinare, Renna beson se mali i propozuar ka kapacitetin e izolimit të CO2-shit në një formë inorganike në një shkallë prej 85 tonësh për hektarë në vit për 5 vjetët e ardhshme. Në krahasim me një hektar pyjor, që absorbon 5 ton për hektar në vit, projekti do të mund të ndikonte dukshëm në qytet.

Edhe Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm” Kulturë 1 d. më parë Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm”

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka vlerësuar se zona metropolitane e Torinos ka një popullsi prej 2.2 milionë banorësh. Mali prej Shpuze do të mund të ndihmonte në absorbimin e CO2-shit në kohën kur Torino po vazhdon të zgjerohet dhe urbanizohet.