Ishte vetëm 4 vjet macja e Janet Adamowicz, kur në vitin 2005 i ishte larguar nga shtëpia.
Boo, quhet macja që pas 13 vitesh i është kthyer pronares së saj, transmeton Koha.net.
Adamowicz jeton në Angli, dhe në vitin 2005 kur i kishte humbur macja, kishte vendosur nëpër qytet afishe me fotografi të maces për të kërkuar ndihmë që ta gjejnë atë, por atë kohë kjo ishte e kotë. Në shtëpinë e saj, vazhdoi të jetonte me dy macet tjera, Ollie dhe Tessie.
Janet pas disa vitesh u dorëzua. Ajo vazhdoi të mendonte se macja e saj Boo, tashmë vetëm ishte strehuar në ndonjë tjetër familje. Por, pas plot 13 vitesh ndodhi e papritura.
Pas 13 vitesh, tash në vitin 2018, ajo mori një telefonatë nga një grua që nuk e njihte. “Të kemi gjetur macen që të ka humbur më thanë”, thotë Janet. “Unë ua ktheva duke qeshur. Nuk e besoj, të dyja macet e mia i kam në shtëpi. Kjo ishte përgjigja ime pasi as nuk e mendova që po më thërrisnin për Boo-n”, thotë ajo.
Ajo thotë se pasi kishin gjetur macen, kishin gjetur në sistem edhe rastin që ajo e kishte paraqitur në polici e ngado, për macen e saj të humbur. “Më dukej fillimisht e çuditshme megjithatë shkova për ta takuar. Mendoja rrugës se do të ishte mace tjetër. Por, kur arrita atje nga larg e njoha. Ajo nuk më kishte harruar fare. Kur më pas vrapo tek unë dhe më lëpinte. Më njohu! Fillova të qaj menjëherë”, është shprehur Janet, transmeton Koha.net.
Edhe
Amerikani gjen macen që u zhduk para 12 vjetësh
Ajo thotë se nuk ka idenë ku mund të ketë qëndruar macja tërë këto vite, por megjithatë edhe pse është me shëndet të mirë, ajo thotë se macja kishte shenja lodhjeje.
Macja tani është 17 vjeçe dhe e lumtur në krahët e pronares së saj të parë, Janet.
{gallery}