Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Macja e Trussit ka më shumë ndjekës në Twitter se vetë kryeministrja britanike

Macja që “i shërben” kryeministres britanike Liz Truss ka më shumë ndjekës në Twitter sesa vetë kryeministrja.

Mediat angleze e kanë analizuar muajin e parë që Trussi kaloi si kryeministre britanike dhe përfundimi i përgjithshëm është se ajo dështoi në shumë segmente.

Pjesa më qesharake ka të bëjë me profilin e saj në Twitter dhe numrin e ndjekësve që ka arritur të mbledhë në të.

DailyMail shkruan se Truss ka më pak ndjekës në Twitter sesa macja që shërben në kryeminisitri “Larry The Car”.

Profili jozyrtar i kësaj mace (@Number10cat) ka 686 mijë ndjekës, ndërsa Truss ndiqet nga 675 mijë njerëz.

Edhe Falë rrjeteve sociale, kjo mace fitoi më shumë sesa një pagë mesatare në SHBA Kuriozitet Falë rrjeteve sociale, kjo mace fitoi më shumë sesa një pagë mesatare në SHBA

Larry është një mace që ka "shërbyer" nën katër kryeministra, David Cameron, Theresa May, Boris Johnson dhe tani nën Truss.